Muharrem Svarqa: Do të krijojmë kushte më të mira për pensionistët

Muharrem Svarqa: Do të krijojmë kushte më të mira për pensionistët

Kandidati i LDK-së për kryetarë të komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa të mërkurën ka takuar pensionistët në këtë komunë.

Svarqa, premtoi se këtij komuniteti do t`i krijohet më shumë hapësirë dhe kushte më të mira për vitet e pleqërisë.

“Sot me kënaqësi takova një komunitet të fuqishëm siç janë pensionistët. Trajtimin e tyre dinjitoz dhe të merituar e ka obligim secili njeri. Ndërsa ne si institucione do të krijojmë sa më shumë hapësira dhe kushte sa më të mira për vitet e pleqërisë. Kemi qenë mjaft koshientë edhe për këto 4 vite kur kanë pasur ata ndonjë kërkesë”, tha Svarqa.