Muharremaj tregon a do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme

Muharremaj tregon a do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se nuk është e vërtetë se do të kandidojë për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet që pritet të mbahen.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Muharremaj ka thënë se mandatin e kryetarit të komunës do ta vazhdojë me përgjegjësi të plotë.

“Mandatin si Kryetar i Komunës së Suharekës do ta vazhdoj me përgjegjësi të plotë, duke ju falenderuar për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin i cili po vazhdon edhe më tutje. Informacionet se unë do të kandidoj për deputet në zgjedhje të ardhshme, nuk janë të vërteta. Jam i përkushtuar me sinqeritetin më të madh të vazhdoj si kryetar komune, dhe për këtë do ta dëshmoj përmes punës”, ka shkruar Muharremaj.