Muhaxheri: Kam kërkuar nga partia që të heq dorë prej MPB-së

Muhaxheri: Kam kërkuar nga partia që të heq dorë prej MPB-së

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka folur për ndarjen e pushtetit me Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së partisë ka paraqitur një kërkesë interesante.

“Unë personalisht në mbledhje të Kryesisë kam kërkuar që LDK të heq dorë nga Ministria e Punëve të Brendshme”, ka theksuar ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.

Sipas tij, LDK më mirë do të kontribuonte  në ndonjë sektor tjetër.

Muhaxheri ka theksuar se më 26 dhjetor përfundimisht Kosova do ta ketë qeverinë.

“Më 26 do ta kenë qeverinë, dhe atë më të mirën që e ka pasur ndonjëherë Kosova”, tha Muhaxheri. /Insajderi.com