Mujanoviq kritikon ashpër Lajçakun e Palmerin: “Vendim i tmerrshëm”

Mujanoviq kritikon ashpër Lajçakun e Palmerin: “Vendim i tmerrshëm”

Jasmin Mujanoviq, doktor i shkencave politike, ka reaguar ndaj emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, dhe përfaqësuesit të Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, për takimin që kanë zhvilluar të dy në Beograd me kreun e Kishës Otrodokse të Serbisë, patriarkun Porfirije, shkruan Insajderi.

Mujanoviq ka thënë se një vendim i tillë për të takuar Porfirijen “është i tmerrshëm”.

Sipas tij, është gabim trashanik të promovohen institucionet fetare si faktorë politik.

“Ky është më të vërtetë një vendim i tmerrshëm nga të gjitha palët e përfshira. As BE-ja e as SHBA-ja nuk duhet të përfshihen në punë të promovimit të institucioneve fetare si aktorë politik. Një gjykim jashtëzakonisht i keq nga Lajcak dhe Palmer”, ka shkruar Mujanoviq./Insajderi.com