
Mulla Osman Musliu ka nxjerrë një porosi për agjëruesit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e lidhur atë edhe me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 11 qershor.
“I ftoj të gjithë agjëruesit që t’i vëzhgojnë ata kandidatë për deputetë në të gjitha partitë politike që nuk respektojnë agjëruesit dhe ramazanin, të mos i votojmë më 11 qershor…”, ka shkruar ai në facebook.
“Pra mos harroni më 11 kush e meriton votën e AGJËRUESVE!”, ka përfunduar postimin e tij mulla Osman Musliu./Insajderi.com