fbpx

“Mund ta harxhosh kohën time!” – Këngëtari tejet i dashuruar me Erën

“Mund ta harxhosh kohën time!” – Këngëtari tejet i dashuruar me Erën

Era Istrefi është përfolur prej muajsh në media për një lidhje me këngëtarin e njohur britanik Julian Perreta. Komentet pikante dhe dedikimet romantike nëpër rrjete sociale, kanë bërë që të mendohet se vërtetë ekziston diçka mes tyre.

Së fundmi, Era ka promovuar përmes një fotografie këngën e re të titulluar “Sayonara”, duke shkruar krahas saj një pjesë nga teksti: Nuk do harxhoj kohën me ty!

Ndërkohë, vëmendja e të gjithëve është tërhequr pikërisht nga komenti i Julianit. “Ti mund ta harxhosh kohën time!”-i ka shkruar ai  Erës, duke na bërë të mendojmë edhe njëherë se dy artistët janë tejet të përfshirë me njëri-tjetrin.