Behgjet Pacolli: Mundohem të mos qaj, por këtë herë është e pamundur

Behgjet Pacolli: Mundohem të mos qaj, por këtë herë është e pamundur

Në fshatin Sopijë të Suharekës është duke u zhvilluar ceremonia e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Sadikaj që humbën jetën si pasojë e një aksidenti të dielën e kaluar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli me këtë rast ka ngushëlluar familjarët.

Pacolli ka thënë se sot është ditë zie në tërë Kosovën dhe në zemër të çdo shqiptari.

“Në këto momente është duke u zhvilluar ceremonia e varrimit. Sot është ditë zie në Suharekë, por besoj edhe në tërë Kosovën dhe në zemër të çdo shqiptari. I shprehi ngushëllimet e mia dhe të familjes sime qytetarëve të Suharekës, familjarëve dhe miqëve të familjes Sadikaj. Mundohem të mos qaj, por këtë herë është e pamundur”, ka shkruar Pacolli. /Insadjeri.com