Mungojnë përshendetjet elementare: Osmani nuk e bën këtë ndaj Hotit

Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne për nder të ditës së çlirimit. Gjatë fjalimit të kryeparlamentares, Osmani nuk e ka përshendetur kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Mungojnë përshendetjet elementare: Osmani nuk e bën këtë ndaj Hotit

Se problemet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të thella tregon fakti se po mungojnë edhe raportet elementare në mes zyrtarëve të saj (siç) janë edhe përshëndetjet gjatë fjalimeve.

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshendetur deputetët, kabinetin qeveritar – por jo dhe kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Avdullah Hoti ishte kandidat për kryeministër nga LDK në vitin 2017 ndërsa Vjosa Osmani kandidate për kryeministre në vitin 2019. Por, me vendim të LDK-së, Hoti u kandidiua për kryeministër pasi LDK me mocion mosbesimi kishte rrëzuar Qeverinë Hoti pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit nga ish-kryeministri, Albin Kurti.

Pëplasjet në mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit e cila është nënkryetare e partisë  kanë qenë të mëdha, shpesh ka pasur përplasje në mes Osmanit si kryeparlamentare dhe deputetëve të LDK-së.

Gjatë seancës solemne për çlirimin e Kosovës, Osmani nuk e ka përshendetur kryeministrin Hoti.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, të nderuar deputetë të Kuvendit, të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritarë, ndjehem shumë e nderuar që mund t’iu drejtohem sot nga foltorja e tempullit të Demokracisë, Kuvendit të Republikë”, ka qenë fillimi i fjalimit të Vjosa Osmanit në seancën solemne për nder të ditë së çlirimit.

Avdullah Hoti është votuar kryeministër në Kuvendin e Kosovës me 61 vota. /Insajderi/