Munishi flet për largimin nga Vëllaznimi, e zbulon këtë detaj

Munishi flet për largimin nga Vëllaznimi, e zbulon këtë detaj

Ismet Munishi ishte kthyer për herë të dytë tek Vëllaznimi, kësaj radhe me mision për ta rikthyer në Superligë. Por ajo që e kishte planifikuar ai, nuk doli ashtu.

Tekniku i njohur kosovar është rikthyer të flas për aventurën e tij te klubi gjakovar, derisa ka sqaruar edhe arsyet e largimit të tij në emisionin “90 Plus” në Zëri TV.

“Kemi bërë një skuadër jashtëzakonisht të mirë, kemi bërë paraqitje të mira. Determinuese ka qenë humbja nga Trepça’89 në Kupë”, tha Munishi në “90 Plus”.

Lexoni deklaratën e plotë të Munishit për largimin nga Vëllaznimi