Munishi: Nuk i them kombëtare as Shqipërisë, kjo është arsyeja

Munishi: Nuk i them kombëtare as Shqipërisë, kjo është arsyeja

Ismet Munishi ka thënë se refuzon që t’i quajë kombëtare që të dyja, edhe ekipin kombëtar të Shqipërisë, por edhe atë të Ksoovës.

Sipas Munishit, as Kombëtarja e Shqipërisë nuk i përfshinë të gjithë shqiptarët, por vetëm gjysmën e tyre, transmeton Insporti

I pyetur se a do të ishim si ekip më të fortë nëse do të ishim bashkë, një kombëtare e Kosovës dhe e Shqipërisë, ai tha se nuk beson në një gjë të tillë.

“Nuk kemi as në reprezentacionin e Shqipërisë, nuk i them kombëtare sepse as ata s’i përfshijnë të gjithë shqiptarët por vetëm gjysmën”, deklaroi Munishi në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.

“As në reprezentacionin e Kosovës, që prap e quaj reprezentacion sepse i kam arsyet e mija”, tha ai.

“Nuk do të ishim më të fortë, më mirë jemi kështu sepse ka më shumë vend që të promovohen fubollistë”, theksoi Munishi.

“Do të ishte pikëpyetje se a do të inkuadroheshin të gjithë lojtarët. Lista e lojtarëve do të kishte qenë më e ngushtë nëse do të kishim vetëm një reprezentacion, dhe normalisht që promovimi do të ishte më i vështirë”, tha Munishi ndër të tjera. /Insporti.com/