Murati: Arifi nuk ka marrë pjesë në votim e Qeverisë Kurti

Murati: Arifi nuk ka marrë pjesë në votim e Qeverisë Kurti

Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se deputeti nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, nuk ka marrë pjesë në votimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, shkruan Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Murati është shprehur se “pretendimi për të tërhequr paralele mes Qeverisë Kurti dhe asaj Hoti, nuk qëndron”.

“Sa për sqarim, Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votim kur është votuar Qeveria Kurti. Pretendimi për të tërhequr paralele me votimin e qeverisë ilegale nuk qëndron”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me dy vjet burgim me kusht, deputetin Arifi, pasi ai është shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit me subvencione.

Ndërsa, sot është mbajtur seanca dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese rreth kushtetueshmërisë së votës së deputetit të lartëpërmendur, i cili votoi për formimin e Qeverisë Hoti, më 3 qershor të këtij viti./Insajderi.com