Murati deklarohet rreth subvencionimit të pagave të punëtorëve

Murati deklarohet rreth subvencionimit të pagave të punëtorëve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave, njofton Insajderi.

Murati me anë të një shkrimi në Facebook, tha se komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procesohet të premten.

“Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave. Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procesohet të premten”, ka shkruar Murati.

Qeveria e Kosovës ka ndarë në fund të muajit prill gjashtë milionë euro për subvencionimin e pagave dhe qerave të bizneseve, të cilat me vendim të ekzekutivit u mbyllën për dy javë, nga 7-18 prill për shkak të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19.

Ministri Murati atë kohë kishte thënë me këtë rast se subvencionimi do të bëhet deri në 50%.

“Ndahen 6 milionë euro për subvencionimin e pagave dhe qirave të bizneseve që janë prekur nga disa prej masave të vendosura nga Qeveria për periudhën 7 prill deri 18 prill. Subvencionimi i pagave dhe qirave bëhet deri në 50 për qind. Në vendim janë të detajuara llojet e bizneseve”, pati thënë Murati. /Insajderi.com