Murati: Kostoja përfundimtare e policës kufitare – rreth 5 ose 6 milionë euro

Murati: Kostoja përfundimtare e policës kufitare – rreth 5 ose 6 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se kostoja totale e policës kufitare për bashkëatdhetarët dhe shtetasit e huaj do të jetë rreth pesë ose gjashtë milionë euro, njofton Insajderi.

Kështu është shprehur ai në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së sotme të Qeverisë ku u mor vendim që nga 1 korriku të mbulohen obligimet të sigurimit kufitar për të gjithë bashkëatdhetarët dhe shtetasit e huajt që janë subjekt i policës kuftare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të këtij muaji.

“Kostoja përfundimtare nuk dihet deri në fund, meqenëse kemi të bëjmë me një dinamikë të shtuar të ardhjes së bashkëatdhetarëve, supozimi apo projeksioni është që të jetë dikur rreth pesë apo gjashtë milionë euro”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës të martën ka vendosur që të bëjë mbulimin nga 1 korriku të obligimeve të Parimit të sigurimit kufitar.

Gjatë mbledhjes ministri Murati ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje për kartonin e gjelbër për mërgimtarët.

E ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka falënderuar kabinetin duke thënë se mërgimtarët e kanë pritur këtë vendim qe një kohë të gjatë. /Insajderi.com