Murati kundër faljeve të borxheve: Shteti nuk mbahet me falje te borxheve por mbahet me tatim

Murati kundër faljeve të borxheve: Shteti nuk mbahet me falje te borxheve por mbahet me tatim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës thotë se nuk ka falje të borxheve, por mund të ketë falje për ndëshkim nga Administrata Tatimore e Kosovës, me marrëveshje me biznesin e caktuar.

Ai thotë se shteti nuk mbahet me falje të borxheve, por mbahet me tatim.

“Shteti nuk mbahet me falje te borxheve por mbahet me tatim. Andaj unë sot këtu dua t’i falënderoj publikisht të gjithë ata tatimpagues të rregullt që çdo muaj paguajnë në rregull, paguajnë me kohë dhe nuk ankohen”, ka thënë Murati në fjalën e tij para deputetëve.

Ai thotë se gjobat janë vënë për një qëllim, dhe se të gjitha pagat e zyrtarëve publik, përfshirë edhe deputetët, mundësohet të jepen për shkak të pagesës së tatimit.

“Falja ka të bëjë me ndëshikimin e jo borxhin, sepse borxhi duhet të paguhet siç kanë paguar gjithë të tjerët”.

“Sa i përket ATK-së, a duhet të falen gjobat apo jo, gjobat janë vënë për një qëllim. Për ne, ligjshmëria dhe zbatimi i ligjit është prioritar. Ligji për ATK-në dhe procedurat e parasheh, që një kompani mund të hyjë në marrëveshje me ATK-në për ta paguar me këste”, ka thënë ai.

“Të gjitha pagat, janë këta tatimpagues që kanë paguar me rregull të cilët e kanë mundësuar që ne t’i paguajmë mjekët, pensionistat, edhe juve deputetë e mua si ministër. Borxhet duhet të paguhen, ndëshkimet kanë mundësi që të bëjnë marrëveshje me ATK-në ashtu siç është mundësia që të falet ndëshikimi deri më 30 qershor”, shtoi Murati. /Insajderi.com