Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka deklaruar se kur Albin Kurti e përmend bashkimin me Shqipërinë përmes referendumit duhet të sqarojë “sesi do ta ndryshojë kushtetutën”.
Në Euronews Albania, Murati u shpreh se Kushtetuta e Kosovës e ndalon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
“Ai që tregonte se si mund të ndryshojë Kushtetuta e Kosovës, e cila do të mund të realizonte pastaj një proces të tillë kompleks. Për gjithë qytetarët që mund të mos jenë të informuar, duhet të dimë që Kushtetuta e Kosovës e ndalon bashkimin”.
Murati, tha se vështirësi është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë – për këtë ai shfaqi qëndrimin e kamotshëm të subjektit të tij.
“Vetëm projekti i ripërcaktimit të kufijve krijon kushtet që Kosova ta ndryshojë Kushtetutën dhe të bëhet plotësisht sovrane për të vendosur për fatin e vet”, tha Murati.
Në rast se krijohen rrethanat që bashkimi i dy shteteve të ndodhë, Murati tha se nuk ka dilema që vullneti popullor do të jetë “pro”. /Insajderi.com