Murati: Në rishikimin e buxhetit të vitit 2021, hynë edhe pakoja për të ndihmuar bizneset dhe punëtorët e dëmtuar nga pandemia

Murati: Në rishikimin e buxhetit të vitit 2021, hynë edhe pakoja për të ndihmuar bizneset dhe punëtorët e dëmtuar nga pandemia

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë së në rastin me rastin e përfundimit të rishikimit të pakos ekonomike, do të ndihmohen të gjitha bizneset që janë goditur nga pandemia COVID-19 si dhe personat që kanë humbur vendet e punës, shkruan Insajderi.

Ai në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhje së Qeverisë ku u miratua rishikimi i buxhetit për vitin 2021, ka thënë se janë optimist për një rimëkëmbje ekonomike që do të tejkalojë dëmet që janë shkaktuar nga pandemia COVID-19.

“Me këtë rishikim, si ministri i kemi ripërshtatur shifrat duke u bazuar në tregun aktual. Nga ky rishikim të hyrat do të rriten, buxheti është 2 miliardë e 500 mijë euro”, ka deklaruar ai.

Murati më tej, tha së do të kemi rritje ekonomike me 7.9 për qind në terma nominal që sipas tij, është rritja më e madhe që e ka pas Kosova ndonjëherë./Insajderi.com