Murati: Po bëhet fushatë në emër të buxhetit

Murati: Po bëhet fushatë në emër të buxhetit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po shqyrtohet projektligji për buxhetin e vitit 2021, ka kritikuar partitë politike të cilat sot kanë futur amendamente shtesë që to votohen, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se ajo që u tha dje, se po behet votimi i buxhetit për ta shmangur një krizë financiare në vend, sot është ndryshuar duke futur amendamente shtesë vetëm e vetëm për të bëre fushatë elektorale.

Murati tutje ka thënë se këto amendamente veç e veç janë të mirëkuptueshme dhe të drejta, por si tërësi, janë problematike.

Ai ka kërkuar nga pozita dhe PDK-ja që t’i tërheqin këto amendamente dhe të votohet buxheti i propozuar dje, e më pas në rishikim këto çështje do të plotësohen pas tre muajsh./Insajderi.com