Murati propozon modelin e Beneluksit për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Murati propozon modelin e Beneluksit për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim,Valon Murati, deklaroi se mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, tashmë është shteruar, transmeton Insajderi.

Murati propozon modellin e Beneluksit, duke nënkuptuar kështu krijimin e mekanizmave të përbashkët.

“Nuk mund ta mohojmë që ka pasur rezultate. Kanë një avancim, jo sa kemi dëshirë, por mendoj që duhet të shkojmë drejt asaj në Integrime Kombëtare – me këtë nënkuptoj krijimin e mekanizmave të përbashkët, si shembull ta marrim Beneluksin”, ka thënë ai.

“Po ashtu një ide është që p.sh. në Shkodër ose në Prizren të krijojnë diçka si Komisioni Evropian. Të krijojnë burokracinë e përbashkët kombëtare që merret me këto marrëveshje, me realizimin e tyre, t’i rrijnë gati ministrive, etj”.

“S’kemi nevojë ta zbulojmë ujin e nxehtë. E kemi model Beneluksin, BE-në, krejt janë model i njëjtë. Të krijojmë mekanizma të përbashkët duke u nisur nga modelet më të mira. Veç merre BE-në, zvogëloje për nga sasia e financave dhe fute në projekte, qofte në universitet si tipin Erasmus – tipin e shkëmbimeve”.

“Unë nuk i shoh me skepticizëm, por mendoj që asnjë bashkëpunim rajonal nuk e zëvendëson zgjedhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Murati. /Insajderi.com