Murati: Qeveria Hoti nuk kishte ndarë buxhet për shtesat e pensionistëve pas muajit mars

Murati: Qeveria Hoti nuk kishte ndarë buxhet për shtesat e pensionistëve pas muajit mars

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se Qeveria Hoti nuk kishte planifikuar buxhet për shtesat e pensionistëve pas muajit mars.

Ai tha se vendimin për shtesa 30 euro, Avdullah Hoti e kishte marrë gjatë kohës së fushatës dhe vlente vetëm për tre muaj.

Murati shtoi se me 8.5 milionë euro e ndara, Qeveria do të ju mundësojë pensionistëve dhe familjeve me asistencë sociale që të marrin shtesa.

“Krejt çka do të merrnin pensionistët pa vendimin e djeshëm të qeverisë, do të ishte shuma prej 75 ose 90 eurove, ashtu siç është e planifikuar në buxhetin e vitit 2021, të miratur në Kuvend”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ministri i Financave vazhdoi duke thënë se shtesat për pensionistët dhe përfituesit e asistencës sociale do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit.

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës pensionistët do të kenë shtesa prej 10 eurove. /Insajderi.com

 

Sqarim lidhur me vendimin e djeshëm për shtesat e ndara për skemat sociale dhe pensionale

Nga pakoja e djeshme prej…

Posted by Hekuran Murati on Thursday, 22 April 2021