Murati takohet me ambasadorin zviceran

Murati takohet me ambasadorin zviceran

Gjatë ditës së sotme, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur në takim ambasadorin zvicrran në Kosovë Thomas Kolly, me të cilin diskutoi për gjendjen e rënduar nga pandemia COVID-19, për planin e Qeverisë si dhe për projektet që financohen nga shteti zviceran, njofton Insajderi.

Murati e falënderoi ambasadorin Kolly për mbështetjen që ka dhënë dhe vazhdon të jap shteti zviceran për Kosovën.

Ai e informoi ambasadorin Kolly për punën që po bën Qeveria “Kurti” në adresimin e sfidave ekonomike të krijuara nga pandemia, me theks të veçantë për masat që do të ndërmarrin për përkrahjen financiare për sektorët e ndikuar direkt nga vendimi i Qeverisë.

Po ashtu, Murati e njoftoi ambasadorin për gjendjen makrofiskale të Kosovës.

“Ndërsa ambasadori zviceran Thomas Kolly e falënderoi Ministrin Murati për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe përkushtimin e shtetit zviceran për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe për vazhdimin e projekteve të përbashkëta të cilat ndikojnë në zhvillimin e vendit”, thuhet në njoftimin për media./Insajderi.com