“Muri i turpit”, përkrahës të Kurtit e VV-së të organizuar shajnë e fyejnë ambasadorët amerikanë

“Muri i turpit”, përkrahës të Kurtit e VV-së të organizuar shajnë e fyejnë ambasadorët amerikanë

Pas një fushate linçuese ndaj emisarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe fyerjeve ndaj tij në baza të orientimit seksual, përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar edhe një fushatë kundër ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Fyerje të rënda ndaj Kosnett dhe amerikanëve vijn në mënyrë të organizuar pas rrëzimit të Kurtit nga pushteti si rezultat i një mocioni të Lidhjes Demokratike të Kosovës që u përkrah nga 82 deputetë në Kuvend.

Një gjuhë të tillë linçuese të përkrahësve të Kurtit ndaj Kosnett , Grenell e amerikanëve, e ka denoncuar një faqe në “facebook” e titulluar “ LDK per Kosoven”.

Në këtë faqe janë publikuar qindra komente fyese të përkrahësve të Vetëvendosjes në adresë të amerikanëve, me mbishkrimin “ Wall of shame” apo “ Muri i turpit”.

Raportet e Kurtit me amerikanët kanë pësuar një çarje të pariparueshme pas refuzimit të këtij të fundit për ta hequr taksën sipas kërkesës së Washingtonit.

Tashmë Kurti pas përkrahjes nga BE, thotë se Evropa s’mund të zëvëndësohet me asnjë kontinent tjetër meqë e ardhmja e Kosovës është pikërisht në Evropë./Express/