Muriqi flet pasi shënoi golin e parë në fanelën e Lazios

Muriqi flet pasi shënoi golin e parë në fanelën e Lazios

Lazio arriti të kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Italisë pas fitore 2 me 1 ndaj Parmas.

Për klubin romak gol shënoi futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriq, njofton Insajderi.

Ai është shprehur i lumtur për golin e tij të parë në fanellën e klubit që u transferua në verën e vitit 20120

“Unë jam shumë i lumtur para së gjithash për kualifikimin në çerekfinale. Ne duhet të vazhdojmë kështu, jemi një ekip i shkëlqyeshëm. Jam shumë i lumtur për golin tim të parë dhe për fitoren që arritëm me shokët e mi”, tha ai për RA12. /Insajderi.com