Muriqi: Ishte një ndeshje shumë e mirë

Muriqi: Ishte një ndeshje shumë e mirë

Sulmuesi kosovar që aktivizohet te Lazio në Itali, Vedat Muriqi u shpreh se nuk kishte shumë rëndësi rezultati në ndeshjen e sotme, pasi Shqipëri-Kosovë është një vëllazërore, njofton Insajderi.

Pas ndeshjes vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, Muriqi u prononcua për mikrofonat e RTSH-së, duke thënë:Nuk kisha stërvitje në ndeshjet e tetorit dhe nuk u paraqita në Përfaqësuese. Tani kam shkuar në një shtet tjetër dhe mendoj se do rikthehem në formën e mirë dhe do të përshtatem. Kjo ishte një ndeshje shumë e mirë, ishte “vëllazërore” dhe nuk ka shumë rëndësi rezultati”, ishin fjalët e sulmuesit shtatlartë.

Gjithashtu, Muriqi u ndal për të folur edhe për mungesën e tij te Kosova. “Kombëtarja ngel gjithmonë, lojtarët vijnë dhe ikin. Më ka munguar shumë Kombëtarja, nuk u paraqita për shkak të dëmtimit dhe u ndjeva shumë keq që nuk isha gati për ndeshjet më të rëndësishme në histori”, tha Muriqi. /Insajderi.com