Mushkolaj dënon sulmin ndaj gazetarit Kajtazi

Mushkolaj dënon sulmin ndaj gazetarit Kajtazi

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, të cilin persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri mbi veturën e tij, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Mushkolaj ka dënuar rëndë veprën ndaj tij të ndodhur mbrëmë në Mitrovicë.

” Mosndëshkueshmëria e krimit nga organet përkatëse trimëron të gjithë ata që zgjedhin të ndërmarrin të tilla veprime që rrezikojnë jetën e gazetarëve, si të Shkumbinit në këtë rast”, ka shkruar ai.

Gazetari Kajtazi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka informuar në lidhje me këtë ngjarje, duke kërkuar nga organet kompetente që të hetojnë rastin sa më shpejt.

Ndërsa, nga policia thonë se hetuesit janë duke punuar, ndërsa në veturën e dëmtuar janë gjetur katër predha të armës. /Insajderi.com

Qëllohet me plumba vetura e gazetarit kosovar