Musliu drejt kuvendit me tre deputetët e rinj të PDK-së

Musliu drejt kuvendit me tre deputetët e rinj të PDK-së

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu është nisur drejt Kuvendit të Kosovës për seancën konstituive.

Ajo me vete ka edhe tre deputet e rinj të kësaj partie, Mergim Lushtakun, Andin Hoti dhe Evgjeni Thaçi.

Ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj ku shihet ën sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Në mbishkrimin e fotos Musliu ka shkruar “dita e mirë shihet me natje (mëngjes)”.

Mërgim Lushtakun, Andin Hoti dhe Evgjeni Thaçi, janë tre deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës të cilët janë bërë për herë të parë deputet në parlamentin e Kosovës. /Insajderi.com