Musliu: Hoti erdhi i lodhur në seancë

Musliu: Hoti erdhi i lodhur në seancë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ‘erdhi i lodhur në seancë’ pasi nuk ka qëndruar në sallë të Kuvendit për të dëgjuar deputetët për 100 ditët e qeverisë së tij, njofton Insajderi.

“Nuk ka qenë fare i interesuar që të dëgjoj deputetët e Kuvendit”, është shprehur Musliu në emisionin DPT te Fidani.

Tutje ajo ka shtuar se Kosova ka nevojë për kryeministër që dëgjon përfaqësuesit e popullit.

“Nëse brenda 100 ditshit ndihet i lodhur sa të mos mund t’i dëgjoj deputetët le të lëshojë rrugë për një kryeministër tjetër më energjik”.

“Kishte një fjalim patetik, vetlavdërues dhe vetëm me 17 rreshta për rininë” ka përfunduar kritikën e saj Musliu./Insajderi.com