Musliu i del në mbrojtje Brovinës: Ajo është heroinë

Musliu i del në mbrojtje Brovinës: Ajo është heroinë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka dal në përkrahje koleges së saj, deputetes Flora Brovina, duke thënë se ajo është një heroinë.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se Brovina një jetë ia ka kushtuar atdheut, dhe ka ndihmuar shumë gra e vajza.

“Flora Brovina nje jete ja ka kushtuar Atdheut pa kerkuar asnjeher kompensim per asgje. Per shume gra e femije qe u rriten me kujdesin e saj Flora eshte dhe do mbetet nje Heroine. Per shume gra e vajza Flora eshte inspirim se si duhet punuar e sakrifikuar per Vendin. Ndjehem me fat qe kam perkrah nje Heroine si ty Flora Brovina!” ka shkruar Musliu.

Kujtojmë se deputetja Brovina ditëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për fotografinë e publikuar, për të cilën tha se shihej një vajzë nga Kosova duke u përdhunuar nga kriminelët serb.

Sidoqoftë, më vonë doli se kjo fotografi ishte marrë nga një video pornografike.