Musliu i kërkon Haradinajt shkarkimin e ministres serbe

Musliu i kërkon Haradinajt shkarkimin e ministres serbe

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, po i kërkon kryeministrit Ramush Haradinaj, shkarkimin e zëvendësministres së Drejtësisë, Vesna Mikiq.

Në një reagim publik postuar në profilin e saj në Facebook, Musliu ka thënë se “kjo zv.ministre nuk guxon të paguhet nga taksat tona”.

“Kryeministër Haradinaj, shkarkoje menjëherë! Boll më kemi toleruar por jo deri në pafundësi. Ndytësirat si kjo nuk i shërbejnë as serbëve të Kosovës. Le të shkojë të jetoj në ‘shtetin e saj sovran’”, ka shkruar Musliu.

Siç u raportua gjatë ditës, Mikiq tha se “në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”.