Musliu i reagon Osmanit: Nuk të lejohet të gëzohesh si kryeparlamentare për situatën në të cilën po kalon vendi

Musliu i reagon Osmanit: Nuk të lejohet të gëzohesh si kryeparlamentare për situatën në të cilën po kalon vendi

Pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit për shkak se u konfirmua aktakuza e Gjykatës Speciale kundër tij, Vjosa Osmani mori pozitën e u.d presidentit në mënyrë automatike pasi kjo parashihet me Kushtetutën e Kosovës dhe menjëherë editoi të dhënat në web-n e presidencës, duke i vendosur të saj.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut.

Ajo dha kritika për Osmanin duke iu drejtuar se “nuk i lejohet të gëzohet si kryeparlamentare”, për rastin e shkuarjes në Hagë të Hashim Thaçit.

Musliu ndër tjerash tha se “Shteti nuk e ka hallin e akomodimit të Osmanit, por të menaxhojë situatat”.

“Shteti nuk e ka hallin e akomodimit tënd në një karrige pushteti. Shteti e nderuar duhet të jetë në gjendje të menaxhojë situatat si kjo që kemi”, tha Musliu në Facebook.

Osmani sot ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova dhe varrezat e Jasharëve.

E për deputeten e PDK-së kjo ambice e Osmanit për “të qenë e para” është “deformim patologjik”. /Insajderi.com

Postimi i plotë