
Deputetja e legjislaturës së fundit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ironizuar me marrëveshjen e nënshkruar të enjten nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit, për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhje, ku kjo e fundit do të jetë kandidate për presidente të vendit, njofton Insajderi.
Musliu në Facebook e ka publikuar një skenë të shkurtër të filmit të vjetër shqiptar “Mimoza llastica”.
Sipas saj, Vjosa Osmani është si Mimoza Llastica, e këtë e ka arsyetuar se përmes Vetëvendosjes dëshiron të bëhet presidente.
“Mimoza Llastica për mes vv dëshiron te behet Plesidente. 😀”, ka shkruar Musliu./Insajderi.com