Musliu për vizitën e Von Cramon në Hagë: Skandaloze dhe e paprecedentë

Deputetja, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj euro deputetes e cila është edhe raportuese e BE-së për Kosovën, Viola von Cramon.

Musliu për vizitën e Von Cramon në Hagë: Skandaloze dhe e paprecedentë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj euro deputetes, Viola von Cramon e cila ka vizituar prokurorët në Hagë të Gjykatës Speciale.

Në një postim në Facebook këtë veprim Musliu e ka quajtur si skandaloz dhe juridikisht të paprecedent

Musliu po ashtu ka thënë se kur sheh kësi veprimesh skandaloze të një euro deputeteje nuk është aspak për t’u çuditur, që sot e kemi një Zyre të Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila në vend se të merret me drejtësi, merret me plotësimin e ambicieve personale të një euro deputeteje, që qartazi anon politikisht në Kosovë. /Insajderi.com/

Postimi i plotë:

Skandaloze dhe juridikisht e paprecedent kjo vizita e euro deputetes Viola Von Cramon në Gjykatën Speciale, e cila është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian. Kur sheh kësi veprimesh skandaloze të një euro deputeteje, nuk është aspak për t’u çuditur që sot e kemi një Zyre të Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila në vend se të merret me drejtësi, merret me plotësimin e ambicieve personale të një euro deputeteje, që qartazi anon politikisht në Kosovë. Është në interes të transparencës dhe vlerave demokratike evropiane, që ajo ta bëjë të qartë se cilat ishin interesat e saj në Gjykatën Speciale, kur asnjë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë miratuar ligjin dhe i kanë mandatuar gjyqtarët dhe prokurorët e specializuar në Hagë, nuk i kanë vizituar asnjëherë për t’ia ruajtur autonominë e funksionimit të tyre si institucion, përderisa në anën tjetër kemi ndërhyrje flagrante të një euro deputeteje. Më e pakta që ajo do duhej të bënte është të kërkonte falje dhe të jepte dorëheqje për këtë vizitë skandaloze. Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara janë krijuar për t’i zbardhur pretendimet e fabrikuara nga strukturat e Serbisë dhe të promovuar nga Dick Marty. Ato nuk janë krijuar për të vendosur për fatin gjeopolitikë të shtetit të Kosovës apo për fatin e liderëve politikë dhe institucionalë të saj