Musliu pyet Bajramin: Kush i paguan italianët që po hetojnë vjedhjen e 2 milionë eurove?

Musliu pyet Bajramin: Kush i paguan italianët që po hetojnë vjedhjen e 2 milionë eurove?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ministren e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, pas që kjo e fundit i ka ftuar një ekip nga Italia për të hetuar rastin e vjedhjes së dy milionë eurove nga thesari i shtetit, njofton Insajderi.

Musliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë “se para se ministrja Bajrami t’i ftonte ekipin “Guarda di finanza” për hetim të rastit, ajo do duhej ta mbante vetë përgjegjësinë për atë çfarë ka ndodhur”.

Sipas saj, problemi qëndron tek fakti që kjo ekip nga Italia paguhet me paratë tona, sikurse që paguhen edhe zyrtarë të ministrisë të cilët duhet të japin përgjegjësi, të shkarkohen dhe të dënohen për mos përmbushje të detyrës zyrtare.

Musliu tutje është shprehur se “punët për të cilat paguhen ministrja dhe të tjerë, po i bëjnë italianët, e sipas Musliut ky është mentalitet primitiv dhe mungesë përgjegjësie”./Insajderi.com