Musliu: Qeveria po i sfidon mësimdhënësit në dinjitet

Musliu: Qeveria po i sfidon mësimdhënësit në dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se Qeveria po i sfidon mësimdhënësit në dinjitet.

Këtë deklaratë e dha në Kuvendin e Kosovës, duke iu referuar thirrjeve për “testimin e mësimdhënëseve.

Sipas, Musliut, kjo është hera e dytë që mësimdhënësit sfidohen, herën e parë e përmendi fazën e sundimit serb në Kosovë.

“Dhe hera e dytë është tani kur kjo qeveri, po tenton t’i vëjë mësimdhënësit para provimit më të rëndë. Herën e parë ishte një kohë e vështirë por dinjiteti i tyre ishte i pacenuar kurse sot kjo kategori po sfidohet në dinjitet”, tha Musliu.

Si replikë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se “asnjëherë nuk ka kërkuar që të  testohen mësimdhënësit”.

Përpos kësaj, deputetja e PDK-së, përmendi edhe presionin që po kanë nxënësit dhe mësuesit nga mbingarkesa e numrit të nxënëseve. /Insajderi.com