Musliu-Shoshi për shkarkimin e ambasadorëve: Ministrja Gërvalla nuk e kupton politikën e jashtme

Musliu-Shoshi për shkarkimin e ambasadorëve: Ministrja Gërvalla nuk e kupton politikën e jashtme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës e cila njëherësh është anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar Ministren e Punëve të Jashtme,, Donika Gërvalla, për shkarkimin e 12 ambasadorëve, transmeton Insajderi.

Sipas saj, kjo ministri nuk ka plan as strategji sa i përket shërbimit diplomatik.

“Ministria nuk e di se çfarë është shërbimi i jashtëm. Më befason presidentja Vjosa Osmani  sepse e di si funksionin ky shërbim. Duhet ta kesh parasysh se çfarë i shkakton shtetin në raport me shtetet që na kanë njohur”, ka thënë Musliu-Shoshi në Klan Kosova.

Ajo ka shtuar se ekziston rreziku që vendet të mbesin vakante pa ambasadorë.

“Ky është vendimi më i lehtë që mund ta marrë një ministër dhe një president. Mirëpo duhet të analizosh se çfarë mund t’i shkaktosh dëm vendit në politikën e jashtme”./Insajderi.com