Musliu: Sot tetë vite VV sulmoi ambasadoren amerikane

Musliu: Sot tetë vite VV sulmoi ambasadoren amerikane

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kujtuar kohen e para tetë viteve kur ishte raportuar se “aktivistë të Vetëvendosjes kishin sulmuar ambasadoren e atëhershme amerikane,  Tracey Ann Jacobson”.

“Ata dikur nuk kursyen asgjë për të ardhur në pushtet, sot nuk po kursejnë asgjë për ta shkatërruar shtetin”, thotë Musliu në Facebook.

Partia që drejtohet nga Albin Kurti, tash kryeministër i Kosovës – atë botë kritikonte marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel.

Gjatë vitit 2013, Lëvija Vetëvendosje ishte kategorikisht kundër negociatave me shtetin serb.

Pikërisht gjatë një grumbullimi protestues – tash ish-ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson, kishte publikuar një fotografi me dorën e lënduar.

Opozita në Kosovë e akuzon Albin Kurti për “anti-amerikanizëm”.

Ky i fundit mohon diçka të tillë, thotë se kjo “kartë është e djegur”. /Insajderi.com