Mustafa: Dje Kosova u përfaqësua në Bruksel nga një delegacion pa relevancë

Mustafa: Dje Kosova u përfaqësua në Bruksel nga një delegacion pa relevancë

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, e ka vlerësuar si të pa relevancë ekipin negociator të Kosovës në Bruksel.

Sipas Mustafës, bashkëkryesuesit e dialogut u morën me vetveten e LDK-në dhe jo me esencën e dialogut. Ndërsa tha se morën porosinë për heqjen e taksës si parakusht për vazhdimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë,

“LDK konsideron se dialogu me Serbinë është çështje shumë serioze për Kosovën. Një çështje serioze duhet të ketë qasje serioze dhe institucione që e përfaqësojnë me legjitimitet. Jo njerëz që shkojnë në Bruksel për të përgojuar opozitën. Logjika dhe kultura evropiane nuk i kultivon dhe nuk i preferon sjelljet e tilla. Kosovën në Bruksel duhet ta përfaqësoj një Qeveri me përkrahje të gjerë, e cila për çështje të dialogut arrin të sigurojë unitet. Ndryshe, të tjerët do na i bëjnë letrat e ne do të vazhdojmë të përplasemi ndërmjet veti”, ka shkruar kreu i LDK-së në Facebook.