Mustafa drejtuar Osmanit: Vetëm LDK trashëgon rrugën e Rugovës

Mustafa drejtuar Osmanit: Vetëm LDK trashëgon rrugën e Rugovës

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, ka deklaruar se” askush nuk mund ta trashëgojë rrugën e Rugovës pos LDK-së”.

Këto komente ai i bëri pasi Vjosa Osmani bashkë me Albin Kurti kanë bërë homazhe tek varri i president të parë, njofton Insajderi.

“Jam këtu që të shprehi qëndrimin dhe përkushtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që ne ta ndjekim rrugën që e ka trasuar dhe na ka lënë trashëgimi presidenti Rugova dhe për të thënë se askush nuk mund ta trashëgojë këtë rrugë përveçse LDK dhe ata që qëndrojnë, punojnë dhe veprojnë që vepra, ideja dhe kontributi i presidentit Rugova të bëhet vepër e përhershme në Kosovë dhe jashtë Kosovës”, tha Mustafa.

Mustafa shtoi se “Edhe LDK sikurse Kosova por edhe shqiptarët në tërësi e ndjen mungesën e një figure historike, e cila dha kontribut të veçantë dhe të pariparueshëm për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë”. /Insajderi.com