Kërcënimi amerikan – Mustafa e dërgon një zyrtar të LDK-së te Richard Grenell

Kërcënimi amerikan – Mustafa e dërgon një zyrtar të LDK-së te Richard Grenell

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave të senatorit Perdue, se SHBA-të duhet ta konsiderojnë largimin e trupave amerikane nga Kosova, shkruan Insajderi.

Mustafa përmes një statuti në Facebook, ka thënë se ai e ka dërguar një zyrtarë të lartë të LDK-së tek ambasadori Richard Granell dhe se ditëve në vijmë do të bashkëbisedojnë edhe me kryeministrin Kurti.

Tutje, Mustafa ka shtuar se S’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate por edhe kritike. Deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi.S’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor.
Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky eshte qendrimi dhe zëri i LDK-së.
Konsideroj se nuk ka zë të popullit në Kosovë që rrezikon dhe i vë në pikëpyetje relacionet me SHBA.
Jam në komunikim me Ambasadorin Grenell. E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me te, të informohet për takimin e fundit të Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Washington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së.
Do të bashkëbisedojë me Kryeministrin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK në ditët në vijim do ti bëjmë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të. IM