Mustafa: Është e ulët të tentohet të përdhoset puna titanike e mjekëve

Mustafa: Është e ulët të tentohet të përdhoset puna titanike e mjekëve

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se është veprim i ulët nëse dikush tenton që të ‘hedhë baltë’ mbi punën e mjekëve në këtë kohë pandemie, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Mustafa e ka konsideruar punën e mjekëve si “titanike”, teksa ka thënë se po punojnë në kapacitete minimale.

“Është e ulët që dikush nga mediat dhe politika të tentojë të përdhosin këtë punë titanike. S’kanë as të drejtë morale, sepse disa prej tyre kanë paga disafish më të larta se të mjekëve, bëjnë jetë të lirë, larg përgjegjësisë për të sëmurit dhe për familjarët e tyre dhe marrin guxim të  mbjellin defetizëm, në emër të lirisë së fjalës”, ka shkruar i pari i LDK-së.

Më tej, ai ka përmendur edhe mungesën e furnizimit me oksigjen në QKUK dhe spitale rajonale, e cila sipas tij, nuk po e pengon punën e mjekëve./Insajderi.com