Mustafa flet për shkarkimin e Hotit nga Kurti

Mustafa flet për shkarkimin e Hotit nga Kurti

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka tregaur se ai nuk do ‘ti tërheq nga pozita e ministrave dhe zëvendësministrave të LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Mustafa këtë e bëri të ditur përmes një statusi në Facebook. Ai, ndër të tjera ka folur edhe për shkarkimin e Avdullah Hotit nga pozita e zëvendëskryeministrit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka thënë se pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë, tani mbetet në vullnetin e kryeministrit në detyrë, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate.

Postimi i plotë i Mustafës:

Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.
Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate! IM