Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për takimet e sotme me Fatmir Limajn nga Nisma dhe Shpend Ahmetin e PSD-së, shkruan Insajderi.
Mustafa përmes Facebook ka thënë se takimet e tilla janë të dobishme për t’i vlerësuar momentet që po i kalon Kosova pa i marrë parasysh kalkulimet partiake
“Dua të sqaroj se për ditën e sotme, ftesë për takim iu kam bërë liderëve të këtyre dy subjekteve, me të cilët edhe jam takuar.Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike”, ka shkruar Mustafa./Insajderi.com/