Mustafa i kundërpërgjigjet Bajqinofcit: Moti është Kosova shtet, s’ka lind në 2021

Mustafa i kundërpërgjigjet Bajqinofcit: Moti është Kosova shtet, s’ka lind në 2021

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili tha të premten se kryeministri Albin Kurti është pritur në Francë nga presidenti Emmanuel Macron si askush tjetër, shkruan Insajderi.

Mustafa ka publikuar një video të takimit të ish- presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova me ish-presidentin e Francës, Zhak Shirak më 1998, ku ka thënë se Kosova moti është shtet “s’ka lind në 2021” dhe së pritjet të tilla kanë ndodhur shumë ma herët.

“Bone tag dikush atë deputetin e LVV që tha se Presidenti i Francës se ka pritë kërkon ‘bash qeshtu’. Qe pritja ‘bash qeshtu’, bile para 23 vjetve. Moti është Kosova, z. deputet, s’ka lind në 2021”, ka shkruar ai.

Bajqinovci duke e komentuar vizitën e Kurtit në Francë, ka thënë mbrëmë se ai është pritur në pallatin Élysée si askush tjetër nga Kosova.

“Për asnjë kryeministër tjetër Franca nuk kishte organizuar konferencë për media”, është shprehur Bajqinovci./Insajderi.com