Mustafa i përgjet akuzës për “kryetar klanesh” në LDK: Jepni argumente e dëshmi

Mustafa i përgjet akuzës për “kryetar klanesh” në LDK: Jepni argumente e dëshmi

Brenda partisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, po e akuzojnë kryetarin e dorëhequr, Isa Mustafa, se ai ka për qëllim të zgjedhë një kryetar të ri të cilin ai dëshiron, transmeton Insajderi.

Për këtë, Mustafa thotë se akuzuesit duhet të japin argumente e dëshmi.

Madje sipas Mustafës, në krye të ekipit për përgatitjen e procesit zgjedhor do të jetë Arban Abrashi, sekretar organizativ i partisë.

“Kuvendi mbahet me datë 14 mars. Në krye të ekipit për përgatitjen e tij është sekretari organizativ i LDK-së. [Për akuzat] Pyetne ju lutem, atë që ka deklaruar. Le ta argumentojë ose le ta dëshmojë”, ka thënë Mustafa për Express. /Insajderi.com