Mustafa ia lë “barrën” VV-së: Subjektit të parë i takon shmangia e vonesave dhe pengesave

Mustafa ia lë “barrën” VV-së: Subjektit të parë i takon shmangia e vonesave dhe pengesave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se partia e tij nuk ka kërkuar lëmoshë, por ka ofruar gatishmëri për t’i shërbyer qytetarit në partneritet të plotë.

“LDK nuk cakton data. Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhe, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë. Por, LDK insiston që sa më parë të kemi formim të institucioneve dhe kjo nuk do të thotë se LDK domosdoshmërisht do të bëhet pjesë e qeverisë.

Është obligim i fituesit të zgjedhjeve që të shmang vonesat dhe t’i eliminojë pengesat për formimin e institucioneve. Ne bëmë punën tonë, zhbllokuam procesin, përkundër që s’kishim marrëveshje e as njoftim se VV do të procedojë me Kryetarin e Kuvendit”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka shtuar se LDK-së duhet t’i takojë Kryeparlamentari me marrëveshje, transmeton Insajderi.

“Caktimi i mandatarit, marrja e manatit për Kryeministër dhe gjetja e zgjidhjes për formimin e qeverisë, në këtë fazë, është detyrim i subjektit që renditet i pari në zgjedhje”, përfundoi Mustafa.