Mustafa ironizon me Haradinajn në urimin për viza pas votimit në Parlamentin Evropian

Mustafa ironizon me Haradinajn në urimin për viza pas votimit në Parlamentin Evropian

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ia ka përmendur “vetëdijësimin” Haradinajt për ratifkimin e demarkacionit me Malin e Zi, si kriter për vizat.

Mustafa në facebook ka shkruar se votimi i sotmë në Parlamentin Evropian është fitore e “atyre që u vetëdijësuan pasi e kundërshtuan për dy vite demarkacionin”.

“Sot Parlamenti Evropian votoi që qytetarët e Kosovës t’i barazojë me qytetarët tjerë evropian, që edhe ata të lëvizin lirë në vendet e Shengenit. Është kjo fitore jonë e përbashkët, e institucioneve të BE-së, e përmbushjes së kritereve nga shteti i Kosovës dhe e vetëdijesimit të atyre që kundërshtuan më shumë se dy vite ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.  Të shpresojmë por edhe të punojmë që edhe Këshilli I Ministrave të BE-së në të ardhmen e afërt të vendosë pozitivisht për liberalizimin e vizave. Këtë vendim e meritojnë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Mustafa. /Insajderi.com