Mustafa këmbëngulë se nuk u ftua në manifestimin e 20- vjetorit të çlirimit

Mustafa këmbëngulë se nuk u ftua në manifestimin e 20- vjetorit të çlirimit

Kryetari i LDK-së Isa Musatafa ka ripërsëritur se nuk i ka shkuar ftesa për asnjë nga aktivitetet e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Thotë se pjesëmarrja e ndonjë nënkryetari të LDK-së në këto aktivitete do të ishte e padiskutueshme, për shkak të arsyeve shëndetësore të tij.

Reagimi i Mustafës vjen pasiqë drejtori i Protokollit të Shtetit në MPJ, Orhan Hajrizi, ka deklaruar gjatë ditës se Isa Mustafës i është dërguar ftesa si ish-kryeministër i Kosovës dhe deputetit të VV-së Albin Kurti.

Te nderuar qytetarëPo shoh se është bërë temë mospjesëmarrja ime në ceremoninë e shënimit të njëzetvjetorit të çlirimit…

Gepostet von Isa Mustafa am Donnerstag, 13. Juni 2019