Mustafa: Kërkova ngritje pagash se kemi rritjen ekonomike më të lartë në rajon

Mustafa: Kërkova ngritje pagash se kemi rritjen ekonomike më të lartë në rajon

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, përmes një statusi në Facebook e ka arsyetuar kërkesën e tij për rritje pagash.

Thotë se vendi ka përjetuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon “stabilitet buxhetor dhe disiplinë shembullore financiare”.

“Në mbledhjen e Qeverisë kërkova të përgatitet rritja e pagave për shërbyesit civilë, për punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë”, shkruan Mustafa.

Por kjo kërkesë e kryeministrit u konsiderua manipulim me qytetarët nga Fitim Selimi, anëtarë i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Në këtë situatë të përmendet ngritja e pagave është vetëm një gjë e fundit e kryeministrit për të fituar kohë, për ta mbajtur dhe pak këtë qeverisje”, deklaroi ai.