Mustafa krenohet me “qethjet e deleve”

Mustafa krenohet me “qethjet e deleve”

Kryeministri në ikje, Isa Mustafa, ka shfrytëzuar të dielën për të treguar se një ditë më herët ka marrë pjesë në një aktivitet tradicional të qethjes së deleve.

“Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në aktivitetin vjetor tradicional “Të Qethat 2017”, në bjeshkët e Studenicës në Istog”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka lavdëruar këtë aktivitet duke thënë se “qethja e deleve” është një mundësi e mirë për zhvillim ekonomik.

“Kosova ka resurse të mahnitshme të cilat duhet të përkrahen edhe më tej nga institucionet tona në mënyrë që të kemi zhvillim ekonomik, të ruhen prodhimet dhe artizanatet tona tradicionale dhe që vendi ynë të ec përpara”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka treguar se gjatë këtij aktiviteti është takuar edhe me qytetarë të vendit që jetojnë në shtete të ndryshme.