Mustafa: Kujtim Shala i rrahë të gjithë në Vetëvendosje – me dije e argument

“Akademik Shala mund t’i rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku. Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë”.

Mustafa: Kujtim Shala i rrahë të gjithë në Vetëvendosje – me dije e argument

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Kujtim Shala edhe mund t’i rrahë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, por atë e bën me argumente.

Kështu është shprehur Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, duke i reaguar deputeti të Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, i cili po thotë se e kanë sulmuar fizikisht deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi.

“Kështu është, kur nuk e kupton gjuhen intelektuale të Akademikut Kujtim Shala. Nuk ke kapacitet të mendosh dhe ta kuptosh se çfarë tha dhe thua me rrahu Kujtimi”, shkruan Mustafa.

“Akademik Shala mund t’i rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku. Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë”.

“Frikësohem se nëse deputetët e VV-së i lexojnë librat e Kujtimit dhe nuk i marrin vesh, pasi janë vetëm zhurmues, do ta thërrasin një helikopter, jo makinë të ndihmës së shpejtë, para ndërtesës së Kuvendit”.

“Deri sot i kanë bërë të gjitha të zezat, e sot improvizojnë se i sulmuan deputetët e LDK-së, sepse duan të luajnë rolin e viktimës”.

“Tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?”./Insajderi.com