Mustafa: LDK nuk e ka quajtur asnjëherë Kurtin Hugo Chavez

Mustafa: LDK nuk e ka quajtur asnjëherë Kurtin Hugo Chavez

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se “LDK nuk e ka quajtur asnjëherë Albin Kurtin si Hugo Chavez”.

Kjo pasi Vjosa Osmani të premten në Rubikon, tha se “është ndikuar nga LDK”, për ta përshkruar Kurtin si ish-diktatorin e Venezuelas, gjatë fushatës së vitit 2019.

“Cilësimet e tilla nuk i gjeni në asnjë deklaratë të LDK-së dhe në deklarimet e mija si kryetar i LDK-së. Se kah është frymëzuar Vjosa është çështje e saj, por jo nga LDK”, tha Mustafa për lajmi.net.

Beson se Vjosa Osmani “po frikësohet” nga Kurti, siç e quajti ai “lideri suprem”.

“Ajo është shprehur më herët se ka bashkëpunuar gjatë me njerëz të VV-së. Unë e kam cilësuar VV-në si ekstreme të majtë, të dhunshme, parti me orientim totalitar. Por te Hugo Chavezi e gjejmë Vjosën, por tani është penduar sepse frikësohet nga prijësi suprem.”, tha kryetari LDK-së.

Isa Mustafa e Albin Kurti kishin një bashkë-punim të shkurtër që u përmbyll me shkarkimin e Agim Veliut nga Kurti, njëri nga bashkëpunëtorët më të vjetër të Isa Mustafës. /Insajderi.com